TIRANË- Një drejtues motori ka sfiduar hapur policinë mesditën e kësaj të hëne.
Ai është kapur duhet bërë gara shpejtësie e duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë e këtë nuk e ka ndalur as kur në ndjekje i është vënë makina inteligjente.
Ndjekja ka vijuar për disa minuta, siç mund të shihet edhe në pamje, dhe "lumturia" e drejtuesit të mjetit ka përfunduar aty. Policia e ka bënë në pranga 33-vjeçarin me inicialet S. K., ku u zbulua dhe nuk kishte as patentë.
"Makina inteligjente ndjek dhe kap motomjetin që bënte gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.
Gjatë kontrolleve parandaluese për mjetet që bëjnë gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan është konstatuar një motomjet, tip Kaëasaki, duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë.
Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se drejtuesi i motomjetit shtetasi S. K., 33 vjeç, drejtonte motomjetin pa leje drejtimi.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K. për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” si dhe iu vendos masë administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj", njofton policia.