Pamje nga vendngjarja

Ndjekje me shpejtësi të lartë në det të hapur, forcat Meksikane sekuestrojnë 3 tonë kokainë me vlerë 100 mln$

15 Shtator 2023, 11:17| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 11:19

  • Share

Marina kolumbiane sekuestroi 3 tonë kokainë gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë në Detin e Karaibeve, e cila do e transportonte në Amerikën Qendrore.

Sasia e kokainës e sekuestruar kapte vlerën e 100 milionë dollarëve e cila ishte e ndarë në 120 thasë, kështu raportuan zyratët lokalë, raportojnë mediat e huaja.

“Sekuestruam të paktën 3 tonë kokainë në arqipelagun San Andreas dhe Providenca. Me këtë sekuestrim, më shumë se 100 milionë dollarë u ndaluan të arrijnë grupet e trafikimit të lëndëve narkotike”, tha komandanti i Marinës Kolumbiane, Zv.Admiral Hernando Mattos Dager.

Katër anëtarë të ekuipazhit u gjetën në anije dhe do të hetohen për akuzën e veprës penale të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

E gjithë sasia e kokainws i është dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme të vendit për veprime të mëtejshme ligjore.

Sipas raporteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kolumbia është mes shteteve kryesore që prodhojnë kokainë.

Deri në korrik 2023, Ministria e Mbrojtjes raporton se janë sekuestruar 384 ton kokainë dhe 218 varka të përdorura nga organizatat e trafikut të drogës. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?