Ndjekësit akuzojnë Rita Orën për falsifikim të prejardhjes, sipas tyre ajo hiqet si afro-amerikane

12 Gusht 2020, 20:07| Përditesimi: 13 Gusht 2020, 09:51

  • Share

Rita Ora është akuzuar nga përdoruesit e Twitter, për fshehje të identitetit të saj. Këngëtarja e hitit "Hot Right Now", është diskutuar shpesh për rrënjët e saj shqiptare, largimin e familjes së saj nga lufta në Kosovë dhe jeta si refugjate në Londër.

Fotot e Rita Orës që ngjason me një afro-amerikane, me gërsheta dhe flokë të fryra janë diskutuar gjerësisht sikur këngëtarja dëshiron të paraqesë imazhin e një gruaje me ngjyrë.

Tweet-i me fotot e Rita Orës mori mbi 100 mijë pëlqime për vetëm dy ditë.

Në vitin 2016, gjatë një interviste në shfaqjen e Wendy Williams, moderatorja tha: "Mendova se ishe gjysmë me ngjyrë dhe gjysmë e bardhë". Por Rita u përgjigj duke thënë se "të gjithë më ngatërrojnë me një person me ngjyrë, mund të dukem ashtu, por jo unë jam shqiptare."

Përkundër këtyre faktorëve, një përdorues në Twitter shkroi të hënën: "Të zbulosh se Rita Ora nuk është aspak me ngjyrë dhe të dy prindërit e saj janë shqiptarë të bardhë është kaq e trishtueshme".

Ndjekës të shumtë të këngëtares kanë diskutuar mbi tendencën e Rita Orës për t'u dukur një grua me ngjyrë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?