Ndizet sërish konflikti
mes Noizy-t dhe Ledrit

19 Korrik 2014, 09:21| Përditesimi:

  • Share
Reperi Noizy, si duket nuk e ka ndërmend të ndalet. Lideri i grupit OTR të enjten në Sarandë në një koncert buzë detit ka ndezur sërish konfliktin mes tij dhe Ledri Vulës, duke e fyer rëndë me këngën “Na jena Otr”, që e kishte lansuar dy vite me parë, por këtë herë duke i ndryshuar vargjet dhe drejtuar vetëm Ledrit.

Kjo performacë erdhi pasi Ledri Vula i është rikthyer skenës muzikore dhe vetëm pak kohë pas publikimit të këngës së re me Dafina Zeqirin, “Got ur Back”, dhe nga ana tjetër, pikërisht vetëm një natë pasi lideri i BabaStars, Getoar Selimi në bashkëpunim me “zogun”, Tunën kanë publikuar “bombën” e kësaj vere “MMV”. Në vargjet e këngës “Na jena Otr”, Noizy këndon ashpër, fyen me fjalë të rënda ndaj Ledrit që në atë kohë ishte në lidhje Dafina Zeqirin.

Në versionine ri të këngës Noizy thotë; “Nusen tënde ta ka ** krejt Saranda, a po t’dhem tash o Ledri Gaga”, është vetëm një prej vargjeve të këngës e cila ka “nxit” edhe më shumë atmosferën në këtë club dhe vet artistin gjatë mbrëmjes. Kujtojmë se, kohë më parë Noizy dhe Babastars ishin të përfshirë në një rrahje në aeroportin e Zyrihut nga ku më pas nga beteja me grushte arena u zhvendos në anën profesionale.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?