‘Ndizen’ tensionet, Kina dërgon flotën me 71 avionë dhe 7 anije drejt Tajvanit

26 Dhjetor 2022, 10:52| Përditesimi: 26 Dhjetor 2022, 11:35

  • Share

Është tensionuar këtë fundjavë situata në një nga ngushticat më të rëndësishme në botë që ndan Kinën dhe Tajvanin. Ushtria e Kinës dërgoi 71 avionë dhe shtatë anije në drejtim të Tajvanit për të treguar muskujt, tha të hënën ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.

Për analistët e rajonit, ky veprim tregon nervozitetin e Kinës për ndihmën ushtarake amerikane ndaj vendit ishullor. Ngacmimi ushtarak i Kinës ndaj Tajvanit, për të cilin ajo pretendon se është territor i saj, është intensifikuar vitet e fundit dhe Ushtria Çlirimtare Popullore e Partisë Komuniste, ndërsa pothuajse çdo ditë ka anije apo aeroplanë që ndërhyjnë në hapësirën ajrore apo detare.

Amerikanët dhe kinezët janë përfshirë në një përballje të fortë tregtare, teksa edhe ngushtica në Tajvan është pikë e nxehtë mes dy palëve. Amerikanët e cilësojnë Kinën sfidë strategjike, ndërsa kanë filluar ndërtimin e aleancave më të forta në Indo-Paqësor. Kinezët ndërkohë kanë modernizuar dhe fuqizuar ushtrinë e tyre duke i kërkuar amerikanëve të mos përzihen në punët e brendshme në atë rajon.

Përgatiti për Shqiptarja.com, Sebastian Zonja

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ada: 26/12/2022 21:07

    Tajvani i perket KINES, PA DISKUTIM!

    Përgjigju
  • Diktature: 26/12/2022 11:04

    Nuk po len asgje ne paqe amerikanet ne cdo cep te globit flake po e ben do zoti digjen ne ferr maskarenjte e pashpirt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?