VIDEO/ 'Erdhën festat kalamajaaaa'...Ndizen dritat e pemës te sheshi 'Skënderbej'

5 Dhjetor 2022, 19:19| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 22:03

  • Share

TIRANË- Tirana ndodhet zyrtarisht në festë. E kthyer tashmë në traditë, sheshi ‘Skënderbej’ është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ndryshe nga vite më parë, këtë vit dritat e festave janë ndezur 1 ditë më parë, jo në 6 dhjetor, siç është edhe zakoni.

Siç tradita e do, ceremonia nisi me këngë festive dhe vijoi me fjalën nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.nVeliaj i ftoi të gjithë që të jenë më solidarë, më të dashur dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, sepse vetëm kështu Tirana mund të kthehet në qytetin e ëndrrave.  

“Kemi pasur një super vit për Tiranën si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”; kemi pasur në këtë shesh edhe Rita Orën e Dua Lipën. Tirana ka pasur finalen e futbollit të UEFA Conference Legue; nesër, pasi të ndezim këto drita, Tirana do t’i thotë mirë se erdhët në Shqipëri të gjithë liderëve të BE-së, që për herë të parë vijnë në Ballkan dhe kanë zgjedhur Tiranën, për të qenë sofra, dera e madhe, shtëpia e madhe që i mikpret të gjithë. Kjo është Tirana jonë, miq! Unë e di që jo çdo gjë është perfekt. Por kur bashkëpunojmë, kur duhemi, kur mbështesim njeri-tjetrin, kur i themi njeri-tjetrit bravo të qoftë, jam krenar për ty, ec përpara, Tirana ecën përpara. Ftesa për të gjithë, pavarësisht bindjeve është: Le ta përdorim këtë dhjetor për solidaritet, për dashuri me njeri tjetrin dhe për të kuptuar që kur ne bashkëpunojmë, nuk ka asgjë që i ndal shqiptarët, kur mblidhen në Tiranë dhe e kthejnë qytetin në qytetin e ëndrrave të tyre”, u shpreh Veliaj.

Ky shesh tashmë do të shndërrohet në një nga pikat më të vizituara në këtë dhjetor, pasi jo vetëm ka një atmosferë festive, por edhe sepse aty prej 20 nëntorit është edhe një ‘Fan Zone’ për të ndjekur ndeshjet e Kampionatit Botëror.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?