Pema e Vitit të Ri në qendër të Prishtinës

Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në Kosovë, dhjetra qytetarë mbushin pedonalen

6 Dhjetor 2020, 21:32| Përditesimi: 6 Dhjetor 2020, 21:36

  • Share

Pavarësisht se kishte dilema nëse Prishtina nuk do të zbukurohej për shkak të situatës së koronavirusit, mbrëmjen e sotme u ndezën dritat e pemës së Vitit të Ri në kryeqytetin kosovar.

Një numër i madh qytetarësh mbushën sheshin "Nënë Tereza" për të shijuar atmosferën festive përpara se të fillojë ora policore.

Edhe vetë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti në një postim në Facebook ka shkruar se ky vit ishte një sfidë për të gjithë, por që si i tillë bashkoi qytetarët kosovarë edhe më shumë dhe i  bëri më solidarë, duke i mësuar të shikojmë nga njëri tjetri me zemër.

Ndryshe, shumë komuna në Kosovë janë shprehur kundër zbukurimit të qyteteve për shkak të gjendjes me koronavirusit, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendi janë konfirmuar edhe 19 viktima dhe 468 raste të reja si pasojë e koronavirusit.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?