Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, për t’i shpëtuar trafikut, gjobitet dhe i hiqet patenta shoferit në aksin Tiranë-Durrës

24 Mars 2023, 15:50| Përditesimi: 24 Mars 2023, 19:25

  • Share

Ndjekja e ambulancës që ishte në shërbim emergjence ka rezultuar një ide e keqe për njërin prej drejtuesve të automjeteve në rrugën interurbane Durr-Tiranë ku kishte ndodhur një aksident.

Ndaj tij, u mor masa e gjobës me 30 mijë lekë të reja si dhe pezullimi i patentës për 12 muaj.

Teksa ambulanca po përpiqej të shkonte në vendin e ngjarjes për t’u ardhur në ndihmnë personave që mund të ishin lënduar, shoferi i automjetit, u përpoq të ndiqte automjetin e emergfjencës me qëllim për t’i shpëtuar trafikut.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 24/03/2023 16:25

    Tani le ta ndjeki me biciklete.

    Përgjigju
  • Agjenti: 24/03/2023 16:01

    3 milion tja vinin. Ndryshe smarrin vesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?