Foto: Arjan Cengu

Ndikoi për lirimin e të burgosurit, GJKKO kalon për gjykim dosjen për ish shoferin e prokurorisë Kukës! Kur u arrestua ishte avokat

6 Janar, 15:58| Përditesimi: 7 Shkurt, 00:06

  • Share

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pranoi sot kërkesën e SPAK për dërgimin për gjykim të dosjes në ngarkim të Arjan Cengut, Bari Iseberi dhe Musli Lleshaj, të akuzuar për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në vitin 2021 kur Arjan Cengu ishte shofer pranë Prokurorisë së Kukësit akuzohet se ka ndërhyrë për lehtësimin e masës së sigurisë, ndaj Fatri Iseberi, i arrestuar për kundërshtim të punonjësve të policisë. Ndërkohë në momentin e arrestimit  26 shtator 2023 Arjan Cengu punonte si avokat.

Së bashku me aktet e këtij procedimi penal dërgohet dhe kërkesa e të pandehurve për aplikimin e gjykimit të posaçëm, atë të shkurtuar. Vendimi u mor sot në seancë paraprake  nga gjyqtarja Etleva Deda.

Fashikulli i gjykimit përmban të gjitha aktet e kryera gjatë hetimit paraprak të procedimit penale nr. 272/1 të vitit 2021 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të paraqitura nga prokurori në Gjykatë, duke përfshirë dhe deklarimet e marra në atë fazë,  si dhe ato marra në seancë paraprake.
Pas lirimit nga burgu, Fatri Iseberi ka arritur të punësohet në Policinë e Shtetit, por në vitin 2022, përfundoi sërish në pranga. Ai rezultoi nga përgjimet, si i implikuar në aferën e kalimeve të paligjshme në pikën kufitare të Morinës mes Shqipërisë dhe Kosovës.   

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?