Guardia civil me paratë e sekuestruara

Ndihmuan shqiptarët të kryenin grabitje në Portugali dhe Spanjë, arrestohen dy bashkëpunëtoret

16 Prill, 08:46| Përditesimi: 16 Prill, 08:49

  • Share

Garda Civile në Spanjë dhe Garda Kombëtare Republikane në Portugali zhvilluan së bashku operacionin ‘Gerbera-Arvoredo’ të koordinuar nga EUROPOL duke bërë të mundur ç’montimin e një grupi kriminal shëtitës. Ky grup kryente grabitje me forcë në një zonë të madhe të Portugalisë veriore.

Operacioni filloi në nëntor të vitit 2021 duke bërë të mundur gjurmimin e bandës që kryente grabitje me dhunë. Në shkurt të vitit 2022 u finalizua faza e parë e operacionit, ku u bë e mundur arrestimi i dy shqiptarëve në qytetin Vilanova de Cerveira.

Gjatë kontrollit, shqiptarëve iu gjetën bizhuteri, aksesorë të markave të ndryshme luksoze, para në dorë, pajisje celularë, bllokues valësh, telekomandë, vegla pune dhe dy automjete që përdoreshin për kryerjen e veprave kriminale.

Për shqiptarët u urdhërua nga gjykata vënia e tyre në arrest në burg.

Grabitësit zgjidhnin banesa të Portugali në të cilat kishte objekte me vlerë, para, veshjes ose aksesorë, madje edhe grabitje kasafortash dhe i fshihnin mallin e grabitur dhe mjetet në zonën pyjore të Vilanova de Cerveira. Vlera e grabitjes arrinte në dy milionë euro.

Pas arrestimit të shqiptarëve ui konstatua edhe ekzistenca e dy personave të tjerë si bashkëpunëtorë në provincën e Valencias, të cilët kanë ofruar mbështetje logjistike, dhe dokumente të ndryshme për anëtarët e grupit kriminal, duke siguruar banesa me qira për qëndrimin e tyre të përkohshëm si dhe automjete.

Për këtë arsye para pak ditësh, më datën 10 prill, me mbështetjen e EUROPOL, u krye faza e dytë e operacionit në zonën e Valencias, e cila çoi në arrestimin e dy vajzave si bashkëpunëtore në veprimtarinë e grupit kriminal.

U sekuestruan dokumentacione të ndryshme, celularë, pajisje kompjuterike dhe rreth 6000 euro.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?