Ndihmuan çiftin zviceran që u bllokua në Korab, Bashkia Dibër ndan certifikata mirënjohje për 2 policët e kufirit dhe grupin e kërkim shpëtimit të Kosovës

27 Janar, 16:45| Përditesimi: 27 Janar, 16:52

  • Share

Bashkia Dibër ndan certifikata mirënjohje për dy policët e kufirit, 4 djemtë e Kalasë së Dodës dhe Grupin e Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës.

Këto ishin djemtë që sakrifikuan jetën natën e 21 janarit nën temperatura të ulëta -25°, shkuan në bjeshkët e Korabit dhe u përballën me stuhinë, për të shpëtuar dy turistët Zviceranë që i kishte zënë orteku.

“Kjo është më e pakta që mund të bëjë Bashkia dhe komuniteti Dibran, në shenjë mirënjohje për xhestin fisnik që ato kanë bërë”, thuhet në njoftim.

Bashkia Dibër, komuniteti Dibran dhe mbarë shqiptar u shpreh mirënjohje pafund për ndihmën e tyre të çmuar dhe aktin human, policëve Ramadan Përzhilla, Tefik Istrefi, si dhe banorëve Pëllumb Lamallari, Korab Visha, Alfred Lita, Zekri Brika.

Një falenderim dhe mirënjohje të veçantë  grupit të Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës, që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë dhe reaguan në kohë rekord duke u ardhur në ndihmë çiftit zviceran.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/01/2024 00:09

    Qenkeni keputur, vetem me nje certifikate si fletelavderimet ne kohen e Xhaxhit! Keta njerez rrezikuan jeten duke u ngjitur ne Korab ne mes te te ftohtit,debores e stuhise.Me e pakta qe mund te bente bashkia do te ishte, te shoqeronte certifikatat me nga nje /gift-card/me nje shume simbolike per secilin!

    Përgjigju
  • Or tej: 27/01/2024 22:57

    Keto aventurieret duhen gjobitur mire sepse per ti kerkuar e shpetuar neper male vihen ne rrezik jete njerezish or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?