Ndihmonte emigrantët të kalonin kufirin, arrestohet 44-vjeçari nga Kruja, i dënuar më parë për vrasje

17 Korrik 2020, 13:19| Përditesimi: 17 Korrik 2020, 13:20

  • Share

Artan Farruku, një i dënuar me 16 vite burg për vrasje me paramendim, është arrestuar nga policia e qarkut të Durrësit, pasi po ndihmonte disa sirianë për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme kundrejt fitimit.

Konkretisht 44-vjeçari , banues në Krujë, është konstatuar nga shërbimet e Policisë në autostradën Krujë-Laç, duke transportuar me mjetin tip "Volkswagen", 5 shtetas sirian, emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale materiale u sekuestruan mjeti tip "Volksëagen" dhe një aparat celular.

Tani Farruku do të përballet në gjykatë me akuzën "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve".

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?