Zjarfikësit shqiptarë

Ndihmoi në shuarjen e zjarreve, ekipi shqiptar përfundon misionin në Greqi! Rama: Krenar që ndihmuam popullin mik në këtë moment të vështirë

6 Shtator 2023, 11:53| Përditesimi: 6 Shtator 2023, 18:15

  • Share

Kanë përfunduar misionin e tyre 58 efektivë, 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e mbrojtjes civile shqiptare që shkuan për të ndihmuar Greqinë në shuarjen e zjarreve.

Ata janë nisur sot drejt pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Ekipi shqiptar i erdhi në ndihmë autoriteteve greke për neutralizimin e zjarreve në një nga zonat më të prekura, si ajo e Alexandroupolit. Një mision të suksesshëm e ka konsideruar Kryeministri Edi Rama, teksa në një postim në Facebook është shprehur se 58 trupat e specializuara kthehen në atdhe me ndjenjën e krenarisë për kontributin në ndihmë të popullit mik grek në një moment të vështirë.

Fillimisht Greqia e refuzoi ndihmën e Shqipërisë, me pretendimin se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera, por në një njoftim të dytë pala greke lajmëronte se ka pranuar trupat e emergjencave civile shqiptare.

Për ndihmën nga Tirana reagoi edhe Kryeministri grek Mitotakis, i cili falenderoi Shqipërinë, duke përmendur në postim edhe Kryeministrin Edi Rama.

Vendi ynë, si pjesë e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, dërgoi strukturat zjarrfikëse nga disa bashki të juglindjes në afërsi të shtetit fqinj në dy pikat kufitare Kapshticë dhe Kakavijë. 

Ora 13:54
Ekipi shqiptar përfundon misionin në Greqi për shuarjen e flakëve, Rama: Krenar që ndihmuam popullin mik në këtë moment të vështirë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi efektivët dhe strukturat e mbrojtjes civile shqiptare përfunduan misionin për ndihmuar Greqinë në shuarjen e zjarreve. Rama thotë se u kthen në atdhe me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik.

“Efektivët shqiptarë përfundojnë me sukses misionin në Greqinë e goditur nga zjarret masive. Trupa të specializuara të emergjencave civile dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencave të bashkive të Korçës dhe Maliqit, u angazhuan në operacionet e ndihmës për shuarjen e zjarreve dhe kthehen në atdhe me detyrën të kryer, e me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik grek në një moment të vështirë”, shkruan Rama.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?