Operacioni humanitar

Ndihmohen 600 familje në nevojë në Mat, Bulqizë e Klos, Xhaçka: Operacioni do të vijojë çdo ditë në çdo qark të vendit

10 Maj 2020, 19:05| Përditesimi: 10 Maj 2020, 19:07

  • Share

600 familje në nevojë apo në varfëri ekstreme është ndihmuar ditën e sotme në bashkitë Mat, Bulqizë e Klos. Efektivët e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura dhe Rezervat e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe pushtetin vendor janë angazhuar në shpërndarjen e pakove ushqimore.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka publikoi fotot, duke theksuar se operacioni humanitar do të vijojë çdo ditë në çdo qark të vendit duke ndihmuar familjet e varfra dhe në nevojë në këto ditë izolimi e pandemie prej përhapjes së COVID-19.

"Fundjavë në krye të detyrës. Efektivët e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura dhe Rezervat e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe pushtetin vendor janë angazhuar në shpërndarjen e pakove ushqimore, në mbi 600 familje në nevojë apo në varfëri ekstreme në bashkitë Mat, Bulqizë e Klos. Operacioni humanitar do të vijojë çdo ditë në çdo qark të vendit me fokusin kryesor, asistencën e familjeve në vështirësi ekonomike dhe në mbështetje të bashkive që kanë ezauruar tashmë fondin e posaçëm për emergjencën", ka shkruar Xhaçka.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?