Ndihmohen 1686 familje e pensionistë të vetmuar me ushqime dhe barna mjekësore, Rama: Do të vazhdohet deri në fund të luftës/VD

1 Maj 2020, 21:01| Përditesimi: 1 Maj 2020, 21:25

  • Share

Ditën e sotme janë ndihmuar 1686 familje e pensionistë të vetmuar me ushqime, barna mjekësore e nevoja të tjera në këtë kohë izolimi prej përhapjes së koronavirusit.

"Sot ndihmuam 1686 familje e pensionistë të vetmuar me ushqime, barna mjekësore e nevoja të tjera.

Për disa nga familjet suporti është i përditshëm.

Berat 221, Tiranë 148, Elbasan 172, Kukës 106, Dibër 76, Korçë 18, Shkodër 171, Gjirokastër 71, Lezhë 272, Durrës 192, Vlorë 111 dhe Fier 128", ka shkruar kryeministri.

Sipas tij, do të vazhdohet me ndihmat nesër, pasnesër e papushim deri në fund të luftës me COVID-19.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?