Todd D. Robinson

Ndihmës Sekretari amerikan Todd D. Robinson vizitë në Shqipëri dhe Kosovë, takon Ramën dhe shmang Kurtin

18 Mars, 15:40| Përditesimi: 18 Mars, 15:52

  • Share

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson do të vijë në Tiranë, ku do të qëndrojë dy ditë nga datat 18-20 mars.

Lajmin e bën të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit, ku thuhet se ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për sundimin e ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe ndërtimit të institucioneve të forta.

DASH njofton gjithashtu se Robinson do të vizitojë më pas Kosovën në datat 20-22 mars, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe me partnretët e INL në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë. Për takimin në Kosovë, DASH nuk njofton se ndihmës sekretari do takohet me kryeministrin Kurti. 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?