Caroline dhe Babis Anagnostopoulos

Kosova & Rajoni

'Ndihmë, ndihmë, grabitësi...', publikohet audio mes rënkimesh e pilotit grek me policinë, pasi vrau bashkëshorten Caroline në sy të foshnjës

11 Tetor 2021, 20:36| Përditesimi: 11 Tetor 2021, 20:49

  • Share

Mediat greke kanë publikuar telefonatën e Babis Anagnostopoulos me policinë, pak pasi ai kishte vrarë gruan e tij Caroline, në sy të foshnjës. Siç dëgjohet nga telefonata e kryer me zëdhënësen e policisë, Babis dëgjohet të thotë se e kanë grabitur dhe kërkon ndihmë.  Gjatë gjithë telefonatës, ai rënkonte dhe përpiqej të tregonte se ishte në gjendje shoku dhe kërkonte një ambulancë.

Dialogu mes Babis Anagnostopoulos dhe policisë:

Babis Anagnostopoulos: Ndihmë!

Qendra e Veprimit të Menjëhershëm në Polici: Ju lutem?

Babis Anagnostopoulos: Ndihmë! Ndihmë! (Qan)

Qendra e Veprimit të Menjëhershëm në Polici: Më thuaj pak më qetë …

Babis Anagnostopoulos: Ndihmë, grabitësit erdhën..

Qendra e Veprimit të Menjëhershëm në Polici: Më tregoni ku jeni … Ku jeni?

Babis Anagnostopoulos: Ndihmë! Ndihmë! (Rënkon, qan)

Qendra e Veprimit të Menjëhershëm: Ku jeni?

Babis Anagnostopoulos: Ndihmë! (Rënkon)

Qendra e Reagimit të Menjëhershëm në Polici: Nuk e kuptoj. Çfarë po ndodh me ju?: Ku jeni?

Babis Anagnostopoulos: Ambulancë, dua një ambulancë, sa më shpejt!

Qendra e Reagimit të Menjëhershëm në Polici: Ku jeni?

Babis Anagnostopoulos: Gryka Nera

Qendra e Reagimit të Menjëhershëm në Polici: Po vijmë menjëherë!

32- vjeçari, Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë ditë pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?