Ndihma me ushqime, Rama: FA kujdeset në vijimësi për të prekurit nga tërmeti (VIDEO)

12 Prill 2020, 20:44| Përditesimi: 12 Prill 2020, 21:15

  • Share

Përpos vështirësive që ka krijuar për këdo koronavrusi kryeministri Rama thotë se Forcat e Armatosura nuk kanë lënë në harresë të prekurit nga tërmeti. Në një njoftim në rrjetet sociale Rama thotë se FA kujdesen vazhdimisht që të prekurve nga tërmeti të mos u mungojë mbështetja në këto dit.

Së bashku me përshkrimin kryeministri ka ndarë edhe një video ku shihet Forcat e Armatosura teksa shpërndajnë ndihmat ushqimore.

Postimi i Edi Ramës

#TiNukDoJeshKurrëVetëm

FORCAT E ARMATOSURA KUJDESEN VIJIMËSISHT QË TË PREKURVE NGA TËRMETI TË MOS U MUNGOJË MBËSHTETJA NË KËTË VËSHTIRËSI TË DYFISHTË.

 

Ora 21:52
Pas të prekurve nga tërmeti, Rama: Sot ndihmuam edhe 4864 familje në nevojë

Përveç ndihmës me ushqime për të prekurit nga tërmeti në këto kohë pandemie kryeministri Rama thotë se sot janë ndihmuar edhe 4864 familje në nevojë. Sipas Ramës janë individë, familjarë dhe pensionistë të vetmuar ata që janë përzgjedhur për ndihmat. Më tej kryeministri shton se 'ndihmat do vazhdojnë papushim deri në fund të luftës.

Postimi i Edi Ramës

228.350 FAMILJE/ INDIVIDË SHUMË NË NEVOJË DHE PENSIONISTË TË VETMUAR JANË NDIHMUAR ME USHQIME E BARNA MJEKËSORE DERI TANI

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?