Ndihma financiare, përfshihen naftëtarët e Ballshit do marrin 40 mijë lekë, familjet me pamundësi ekonomike 16 mijë lekë

27 Prill 2020, 20:14| Përditesimi: 27 Prill 2020, 20:17

  • Share

Zbardhet vendimi për futjen në skemën përfituese të ndihmës prej 40 mijë lekësh edhe i punonjësve të Rafinerisë së Naftës në Ballsh. Të gjithë të punësuari me paga bruto nën vlerën 100 mijë lekë do të marrin 40 mije lekë ndihmë financiare.

Po ashtu do të jenë përfitues edhe 22 mijë familje me pamundësi ekonomike. Sipas vendimit do të jepet 16 mijë lekë edhe për ata aplikues të ndihmës ekonomike, të cilët rezultojnë aplikues që nga muaji korrik 2019 e deri në muajin prill 2020, të cilët nuk kanë përfituar ndihmë ekonomike dhe, aktualisht, nuk përfitojnë as nga fondi 6% akorduar bashkive, përveç rasteve që janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike, sipas nenit 15, të ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”.

Po nga e njëjta paketë do të përfitojnë 100 mijë punonjës të biznesit të vogël, 66 mijë të biznesit të madh dhe 10 mikë të sektorit të turizmit. Efektet financiare, të paketës llogaritën në masën 7.2 miliardë e 269 milionë e 200 mijë lekë.

Deri më tani e kane përfituar ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh 48943 punonjës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?