Miratohet ndihma financiare për bizneset e vogla! Refuzohen 18% e aplikimeve...deri tani janë paguar mbi 17 mijë punonjës

9 Prill 2020, 11:51| Përditesimi: 9 Prill 2020, 15:19

  • Share

TIRANË- Si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, dhe në përputhje me aktet normative dhe vendimet më të fundit të qeverisë për përballimin e situatës ekonomike, deri tani është miratuar ndihma ekonomike për 12 mijë e 640 biznese të vogla, dhe për 20 mijë e 636 punonjës. Nga këto aplikime që janë miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve janë paguar 17.231 punonjës, ndërsa janë në proces disbursimi edhe 3.405 punonjës të tjerë.

Në total referuar të dhënave të përditësuara nga Tatimet nga data 1 prill deri më 8 prill kanë aplikuar për “pagën e luftës” 49.232 biznese dhe 86.656 punonjës. Sipas të dhënave, ka përfunduar verifikimi për 42% të aplikimeve, ndërkohë që janë në proces verifikimi 58% e aplikimeve të tjera.

Janë refuzuar 18% e aplikimeve të bëra, pasi është verifikuar se ato nuk bënin pjesë në grupin e ndërmarrjeve që ushtrojnë aktivitet që mbyllet. E përkthyer në shifra, kanë qenë 15.153 ndërmarrje që kanë aplikuar dhe janë refuzuar. Niveli më i lartë i refuzimeve është në Kukës.

Tirana mban vendin e parë me numrin më të lartë të aplikimeve dhe me numrin më të lartë të aprovimeve të pagës. Bazuar në tabelat e tatimeve, në kryeqytet kanë marrë “pagën e luftës” 7.199 punonjës. Në vend të fundit për numrin e përfituesve të “pagës së luftës” renditet Kukësi me 306 punonjës të paguar.

( Kliko këtu ) Tabelat e plota

xy//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 09/04/2020 17:03

    O Tabakhone, ju te bandes se vrimes se celesit me Enkel Alibajgen ne krye, mos u lodhni ti qani hallin shqiptareve se ju njohin mire shqiptaret. Tmerri qe perjetuan shqiptaret nga naziskinet e kryevaganondit te pd leshelis Flamur Herman Geringut me molotov ne dore eshte shume me i madh se ajo qe po kalojne sot.Djeg'ja e deres se kryeministrise nga banda e Muli horrit dhe Sahit tritol molotovit eshte akti me i turpshem i nje force politike gjate 112 vjet shtet ne Shqiperi. Prandaj mos lefni kot as ti as homo salianji, as Paloqja ju behuni gadi dhe per te pakten nja 8 vjet te tjera opozite. Se leshilikes paska ikur per leshdhije bashke me doktoreshen horoskopike leshelike Nafije fallxhore dybekun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?