Beatrix Ramosaj

'Ndihem shumë e lodhur dhe trupi im është i rëndë', Beatrix Ramosaj tregon se është në gjendje jo të mirë shëndetësore

1 Dhjetor 2022, 15:51| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 15:56

  • Share

Një nga këngëtaret më të komentuar të momentit, Beatrix Ramosaj nuk ndodhet në një gjendje të mirë shëndetësore. Lajmi është bërë i ditur nga vetë artistja 28-vjeçare nga një postim në rrjetin social “Twitter”.

Ramosaj shkruan se është zgjuar e sëmurë, me dhimbje fyti dhe lodhje.

“Jam zgjuar e sëmurë dhe më dhemb fyti. Gjithashtu ndihem shumë e lodhur dhe trupi im është i rëndë. Gëzuar Dhjetorin! Është hera e parë që sëmurem që prej një viti”, ka shkruar Beatrix në Twitter.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?