Caroline Crouch

Kosova & Rajoni

'Ndihem e burgosur', tjetër kthesë, psikologia e Caroline: Më rrëfeu se donte të ndahej nga Babis

20 Korrik 2021, 20:52| Përditesimi: 20 Korrik 2021, 20:56

  • Share

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 20-vjeçares, Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj i cili u përpoq ta mbulonte vrajsen përmes një skeme grabitjeje. Psikologia e 20-vjeçares, Eleni Mylonopoulou ka zbuluar se Caroline i ka treguar se donte të divorcohej.

Ajo tregoi se Caroline dhe Babis kishin ndjekur 20 seanca këshillimi me të duke treguar se çfarë i kishte thënë ajo në takimin e tyre të parë.

Sipas mediave vendase psikologia ka thëne se Babis fillimisht ka folur për depresionin e Caroline pas lindjes.

Sidoqoftë, kur ai u largua nga zyra dhe takimi vazhdoi pa praninë e tij, Caroline i ka thwnw se donte të divorcohej dhe kërkoi ndihmë duke u shprehur se ndihej e 'burgosur' nga 32-vjeçari.

Kujtojmë se pas vrasjes Babis Anagnostopoulos më pas shpiku një skenar të “çmendur” për të kamufluar vrasjen më makabër te viteve të fundit në Greqi, duke bëre jehon edhe në mediat ndërkombëtare. Por në fund rezultoi se 20-vjeçarja britanike u mbyt për vdekje me një jastëk para vajzës së saj 11-muajshe në orët e para të 11 majit të kaluar.  

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?