Zjarri në Elbasan

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat por flakët arritën tek tokat e fqinjëve, arrestohet 67-vjeçari në Elbasan

18 Shtator 2023, 12:50| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 12:54

  • Share

Një 67-vjeçar është vënën në pranga për zjarrvënie, pasi duke djegur mbeturinat flakët kanë kaluar në tokën e fqinjëve të tij, duke shkaktuar një vatër zjarri në fshatin Hajdaran.

Pas marrjes së njoftimit se një banor i fshatit Hajdaran, kishte ndezur zjarr, i cili ishte përhapur dhe po digjte tokat përreth, shërbimet e Policisë Elbasan kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të zjarrvënësit.

Në pranga ka rënë Xh. T., 67 vjeç, banues në fshatin Hajdaran.   

Mësohet se i arrestuari kishte ndezur zjarr për djegien e disa mbeturinave, dhe për shkak të përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe me shkurre, në pronësi tëdisa personave të tjerë.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.  

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?