Foto ilustruese

Ndezi zjarr për të djegur mbeturina por u dogjën tokat me të mbjella, një i arrestuar në Kavajë

7 Shtator 2023, 12:22| Përditesimi: 7 Shtator 2023, 12:23

  • Share

Një person është vënë në pranga në Kavajë, pasi nduke djegur mbeturina, zjarri është përhapur dhe dogji disa sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të tij dhe të një shtetasi tjetër.

Zjarri ra në fshatin Shtordhë, Kavajë dhe në pranga ka rënë Hasan Habili.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?