Foto ilustruese

Ndezi zjarr në vendin e quajtur 'Kepi i djepzave', në pranga 38-vjeçari në Klos

21 Shkurt 2023, 09:12| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 15:44

  • Share

Një 38-vjeçar i identifikuar si Agim Xhiherri ka rënë në pranga pasi akuzohet si zjarrëvënës i një sipërfaqe të madhe toke në Kepin e Djepzave në Klos. 

Si pasojë e përhapjes së flakëve është shkaktuar panik tek banorët dhe janë djegur sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.”- thuhet në njoftimin e policisë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?