Foto ilsutruese

Ndezi zjarr në tokën e tij, flakët u përhapën dhe dogjën një sipërfaqe me shkurre! Nën hetim 41-vjeçari në Elbasan

3 Shtator 2023, 11:19| Përditesimi: 3 Shtator 2023, 11:21

  • Share

Një 41-vjeçar është vënë nën hetim nga policia, si autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Fikas, tw Elbasanit ku u dogj një sipërfaqe toke me barishte dhe shkurre.

“A. S., 41 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, pasi në fshatin Fikas, në pronën e tij, ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe tjetër toke me shkurre dhe barishte”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?