Ndezi zjarr dhe dogji një sipërfaqe toke me bimësi, në hetim 22-vjeçari në Klos

8 Prill, 09:23| Përditesimi: 8 Prill, 09:24

  • Share

KLOS- Një 22-vjeçar është vënë në hetim në Klsi, pasi ndezi zjarr në vendin e quajtur “Dushku i Kuq”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u djeg një sipërfaqe toke me barishte dhe shkurre.

“Si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve të shpejta në vendngjarje, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Klos, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 22 vjeç, banues në fshatin Plani i Bardhë, Klos”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?