‘Ndeshjet po vendosen në tavolinë’, administori i Orikut akuza të fortë: Largohem nëse futbolli shqiptar vazhdon kështu

3 Maj 2023, 13:20| Përditesimi: 3 Maj 2023, 16:03

  • Share

Akuza të rënda vijnë nga vetë aktorët e futbollit shqiptar dhe konkretisht në Kategorinë e Parë. Në prag të ndeshjes jetike kundër Lushnjes për të mos rënë nga kategori, administratori i Orikut, deklaron se ndeshjet manipulohen dhe se rezultati në fushën e blertë nuk ka rëndësi.

“Në fakt ka javë që kanë filluar këto marrëveshjet që ne na kanë dëmtuar. Jemi në situatë të vështirë, por ne do ia dalim me Lushnjën. Gjithsesi nuk varet nga rezultati jonë, por nga faktorë të tjerë. Ne nuk bëjmë alenaca, miq, që të bëjmë pazare. I kemi rënë drejt e drejt. Të gjithë ekipet e tjera bëjnë marrëveshje. Lushnjes ia ka lënë disa ndeshje edhe Cërrikut. Futbolli nuk luhet vetëm në fushë, por edhe në tavolinë,”-u shpreh Muharrem Jazoj, administrator i Orikut.

Situata në futbollin shqiptar, por edhe fakti që Oriku është në pronësi të bashkisë, e kanë rënduar shumë pozitën e këtij klubi. Nëse zbresin në Kategorinë e Dytë administrator thotë se do heq dorë nga futbolli shqiptar.

“Besoj nuk do merrem më me sport, duke e parë kaq të vështirë, se nuk ka bashkpunim, ka goditje. Nuke  kuptoj se çfarë ndodh. Jam në një fushë që jam befasuar. Nuk e di pse ndodhem këtu,”-tha Muharrem Jazoj, administrator i Orikut.

Aktualisht Oriku renditet në vendin e 11 në Kategorinë e Parë, ndërsa ky pozicion dhe vendi i 12, 13 dhe 14 zbresin në Kategorinë e Dytë për sezonin e ardhshëm.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?