Sport

Ndeshjet e para profesioniste nga MMA/ Doda mposhtet nga kroati në Durrës: Iu kërkoj falje shqiptarëve

21 Gusht 2021, 12:50| Përditesimi: 21 Gusht 2021, 13:33

  • Share

Ndeshjet e para profesioniste në një sport të ri në vendin tonë, Shqipëria i pati në kampionatin e Sporteve Marciale Mikse që u mbajt të premten në mbremje në qytetin e Durrësit.

Organizuar nga Federata Shqiptare e MMA, në kampionat morën pjesë katër shtete, ku përveç Shqipërisë u përfaqësuan edhe Greqia, Kroacia dhe Kosova.

Në total u zhvilluan 9 përballje, ndërsa me interes të madh u prit sfida mes shqiptarit Marco Doda dhe kroatit Leon Krajicic. Ajo ishte një nga dy ndeshjet profesioniste e vlefshme për kategorinë 84 kilogramë dhe u fitua nga kroati pas vendimit të gjyqtarit për të ndërprerë ndeshjen si pasojë e një dëmtimi të Dodës.

“Pavarësisht kësaj humbje do ia arrij aty ku dua t’ia arrij, perzotin. E kam pritur këtë ndeshje krejt ndryshe. Nuk e mendoja se do shkonte kështu, pasi ndalimi nga gjyqtari nuk duhet të bëhej. Më falni për sot,”-deklaroi Doda.

Ndërkohë presidenti i MMA Arjan Rizai foli për qëllimin e këtij aktiviteti, duke kaluar në plan të dytë rezultatet.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është që të afrojmë të rinjtë me sportin dhe ti largojmë nga veset. Siç e shikoni është një shesh i mbushur plot me sportdashësit, ndërsa ne për herë të parë kemi sjellë ndeshje profesioniste në Shqipëri,”-u shpreh Rizai.

MMA është një sport ende i ri në Shqipëri pavarësisht se praktikohet prej vitesh, por deri më tani ka thithur vëmendjen e shumë të rinjve.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?