Ndeshje e 'çmendur' në Serie A, Napoli përmbys 2-4 Monzën (GOLAT)

7 Prill, 17:16| Përditesimi: 7 Prill, 17:46

  • Share

Serie A e futbollit vijon këtë të dielë sportive me ndeshjet e javës së 31-të. Në 12:30 Frosinone dhe Bologna barazuan 0-0. Më pas në "Brianteo", Monza vendase u mposht 2-4 nga Napoli.

Kampionët në fuqi të Italisë e nisën ndeshjen keq, me Djuric që i ndëshkoi pas nëntë minutash lojë për ta mbyllur pjesën e parë në avantazhin e të tijve. Fraksioni i dytë ishte "zjarr" për Napolin, që në harkun e gjashtë minutave shënoi tre herë.

Osimhen, Politano dhe Zielinski përmbysën 1-3 ndeshjen, para se Colpani të shënonte golin e dytë për Monzën. Në të 68 minutë kishte vend edhe për Raspadorin që "vulosi" gjithçka në 2-4.

Me 48 pikë Napoli mban vendin e shtatë, dy pikë pas Atalantës që është në zonën Europiane, por bergamaskët kanë dy ndeshje më pak. Monza me 42 pikë renditet në vendin e 11-të.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?