Foto ilustruese

Ndeshja Shqipëri-Angli, Ministria e Shëndetësisë i kthen përgjigje FSHF-së: Nuk do të lejohen tifozët, ka rrezikshmëri të lartë për përhapjen e COVID

19 Mars 2021, 15:47| Përditesimi: 19 Mars 2021, 16:05

  • Share

Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer përgjigje Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me kërkesën e tyre që në ndeshjen Shqipëri-Angli, të lejohen tifozët, deri në 30%, ose 6500 persona.

Në letrën dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nënvizon, se zhvillimi i ndeshjes me shumë spektatorë konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e COVID-19.

“Zhvillimi i këtij aktiviteti sportiv me pjesmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish. Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e miraton kërkesën tuaj”, lexohet në letrën e mbërritur në zyrat e FSHF-së.

Pak ditë më parë Federata Shqiptare e Futbollit i dërgoi një letër qeverisë shqiptare për të lejuar që në stadium gjatë ndeshjeve të lejohet 30 % e tifozëve ashtu siç e lejon edhe UEFA. FSHF kërkoi që ky vendim të aplikohej në ndeshjen e kombëtares Shqipëri-Angli më 28 mars në Tiranë dhe të lejoheshin 30 % të tifozëve duke respektuar të gjitha protokollet e COVID-19.

Pergjigja e Ministrise se Shendetesis

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/03/2021 22:52

    Midis xhepit te Dukes dhe shendetit te tifozeve,ministria beri zgjedhjen e duhur.

    Përgjigju
  • CaBone: 19/03/2021 18:58

    Shum mir e nem Ministria qe si lejon. Ne kte moment qe po kalon bote eshte gjeja fundit qe duhet te kerkoj federata. Do ishte gje e mir te shkonin tifozet por jo ne nje moment te tille.

    Përgjigju
  • Sako: 19/03/2021 17:02

    Mashtruesa, po lokalet pse jane hapur ,

    Përgjigju
    • ilo: 19/03/2021 18:15

      O djali po lokalet jane biznese me ...te ngordhin njerzit thua ti??

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?