Kuqezinjtë në 'Air Albania'

Ndeshja që vendos kualifikimin në Euro 2024, shiten dy javë para biletat për Kombëtaren

1 Nëntor 2023, 21:39| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 21:49

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit do mësojë këtë muaj fatet për kualifikimin në Europianin 2024, me kuqezinjtë që janë vetëm një pikë larg nga zyrtarizimi për në finalet e "Gjermani 24".

Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Chisinaut në 17 nëntor, aty ku do përballen me Moldavinë. Një barazim në këtë ndeshje do bënte që Shqipëria edhe matematikisht të ishte pjesë e Euro 2024 si e kualifikuar në grupin E.

Atmosfera në stadiumin e kryeqytetit moldav nuk do jetë në favor për tanët, pasi federata e këtij vendi ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat. Pra 10.500 tifozë do jenë të pranishëm për të parë Moldavi - Shqipëri në stadium, ndërsa interesi edhe nga moldavët ka qenë i lartë.

Veç Moldavisë, kuqezinjtë mbyllin këtë fushatë kualifkuese më 20 nëntor, kur presin në "Air Albania" Ishujt Faroe. Në grupin E, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?