Ndeshja me Ishujt Faroe, kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit! Nesër festë në ‘Air Albania’

19 Nëntor 2023, 22:20| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 22:54

  • Share

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot pasdite seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania”, ndërsa ditën e nesërme do të mbahet ndeshja me Ishujt Faroe, që do të nisë në orën 20:45. Të gjithë lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet kanë qenë të pranishëm dhe janë stërvitur normalisht nën drejtimin e trajnerit Sylvinho për më shumë se 1 orë.

E nesërmja është ndeshja e fundit, ndërsa kombëtarja shqiptare është kualifikuar në finalet e Europianit “Gjermani 2024”. Ndonëse jemi futur në europian, kuqezinjtë do të kërkojnë nesër me këmbëngulje 1 pikëshin që do t’u sigurojë atyre kryesimin e grupit E.

Kjo ndeshje vjen pas barazimit 1 me 1 me Moldavinë, ndërsa vetë Sylvinho në një konferencë para ndeshjes tha se objektivi i dytë është që të qëndrojnë në krye të grupit. Tekniku brazilian tha se nesër do të ketë ndryshime në fushë. 

Stadiumi do të jetë u mbushur plot me tifozë kuqezi, duke qene së të gjitha biletat janë shitur. Mbrëmja nuk do të mbyllet vetëm me ndeshjen, por për të festuar kualifikimin e Shqipërisë për herë të dytë në europian, FSHF ka përgatitur një festë. Nuk janë zbuluar shumë detaje, por FSHF thotë se do jetë një koncert i madh bashkë me lojtarët në fushë, me këngëtare, valle e fishekzjarrë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?