Foto ilustruese

Ndeshja hapëse/ Statistikat në prag të Gjermani - Skoci, peshorja anon në krahun e 'Panzerave'

14 Qershor, 17:34| Përditesimi: 14 Qershor, 17:36

  • Share

Gjermani - Skoci do të jetë ndeshja hapëse e Euro 2024, e cila do të luhet sonte në mbrëmje në orën 21:00, në Munich.

Mbrojtësi Andy Robertson “karikon” Skocinë dhe thotë se mund të bëjnë historinë. "Mund të shkruajmë historinë në Euro 2024."

Kjo do të jetë hera e 11-të në të cilën këto dy kombëtare përballen me njëra- tjetrën, me statistikat që anojnë dukshëm në favor të skuadrës gjermane.

7 janë sukseset e “Panzerave”, teksa 2 ndeshja kanë përfunduar në barazim dhe vetëm 1 ndeshje ka shkuar në favor të skocezëve. Skocezët nuk e kanë mundur ekipin gjerman prej katër përballjeve rradhazi.

Duhet nënvizuar fakti se skocezët, nuk e kanë kaluar asnjëherë fazën e grupeve, në katër pjesëmarrjet që ajo ka patur në fazën finale të një kompetiticoni.

Ndërkohë që ekipi i Julian Nagelsmann do të kërkojë suksesin e katërt në histori. Ata e kanë fiturar këtë trofe në vitet 1972, 1980 dhe 1996.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?