Sport
Bota

Ndeshja Gjermani-Hungari, një aktivist vrapon në fushë me flamurin e LGBTI

24 Qershor 2021, 10:27| Përditesimi: 24 Qershor 2021, 11:53

  • Share

UEFA refuzoi që stadiumi Allianz Arena të ndriçohej nga drita me ngjyrat e ylberit (të njëjta me ato të flamurit) LGBTI+,  në kohën kur do të luhej ndeshja Gjermani-Hungari, por kjo se ka penguar një të ri të shprehë mbështetjen e tij për komunitetin.

Një aktivist zgjodhi momentin kur ekipi i Hungarisë po këndonte himnin para ndeshjes me Gjermaninë, në Kampionatin Evropian për të vrapuar në fushë me flamurin shumëngjyrësh.

U desh ndërhyrja e menjëhershme e forcave të sigurisë, para se të vijonte me brohoritjet, ndërsa shumë tifozë gjermanë mbanin në duar flamuj të vegjël shumëngjyrësh të shpërndarë nga aktivistë para ndeshjes.

Nisur nga ligjet e fundit të miratuara në Hungari, qeveria e Viktor Orban ndalon personat homoseksualë të shfaqen në materiale shkollore ose programe televizive për personat nën 18 vjeç, ligj që është kundërshtuar gjerësisht në BE.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?