Noizy dhe Mourinho

Ndeshja e luksit mes Partizanit dhe Romës! Rekord shitje biletash online, ja ku mund ti blini edhe në dyqane fizike

6 Gusht 2023, 12:54| Përditesimi: 6 Gusht 2023, 12:59

  • Share

Më pak se një javë nga ndeshja e luksit ku Partizani do të presë Romën në një miqësore, të shtunën e 12 gushtit në “Air Albania” në orën 20:00, vijon blerja e biletave online. 

Por tashmë tifozët mund t’i gjejnë ato edhe në dyqane fizike, si te biletaria e Selman Stermasit. Ndërsa dy ditët e fundit ato do të shiten edhe te biletaria e stadiumit Air Albania. 

Deri më tani janë shitur afro 5000 bileta, duke ia kaluar dhe asaj të sfidës kundër Atletik Eskaldes në Ligën e Konferencës.

Ndërkohë, Partizani publikoi çmimet e biletave. Ato pas porte kushtojnë 400 lekë, në tribunën karshi kushtojnë 600 lekë, në tribunën kryesore kushtojnë 2500 lekë, ndërsa në sektorin VIP shkojnë deri në 5000 lekë.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?