Ndërtuesit kundër, ‘Ekonomia’ i jep ‘ok’ ligjit të strehimit social! Shtëpi për të pastrehët, 3% me ligj u merret ndërtuesve

31 Maj 2023, 13:33| Përditesimi: 31 Maj 2023, 20:41

  • Share

Komisioni i Ekonomisë dha miratimin për ndryshimet në ligjin për strehimin social, i cili synon të lehtësojë kushtet për të blerë një shtëpi për disa kategori familjesh.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, vuri në dukje se gjatë mandatit të tretë, përfshi edhe vitin aktual, janë shpërndarë rreth 2 miliard lekë dhe janë planifikuar të shpërndahen 2.4 miliardë lekë të tjera deri në vitin 2025, për strehimin e rreth 13 900 familjeve. Por Shoqata e Ndërtuesve në një dalje për media, bëri thirrje që drafti të mos miratohet pa u konsultuar më parë me ta.

Amendimet kanë për qellim te përmirësojnë mënyrën sesi pushteti vendor do te vjele kete takse duke renduar kostot e ndërtuesve dhe njëkohësisht duke stimuluar rritjen e çmimeve të shitjes në sektorin e real.”

Kryetarit i shoqatës Erjon Harizi, paralajmëron se kostoja ie mbi qytetarët e thjeshtë që do të paguajnë më shumë për apartamentet që do të blejnë.

“Çdo kosto faturohet në fund te blerësi.”- tha Harizi, kryetari i shoqatës së Ndërtuesve.

Ligji për strehimin social, i cili mori miratimin në Komisionin e Ekonomisë, parashikon lehtësim të kushteve për të blerë një shtëpi për familjet e reja, familjet në varfëri, punonjësit e administratës publike dhe familjarët e mjekëve që humbën jetën nga Covid-19.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Per tellalllet: 01/06/2023 09:24

    Sa here rriten taksat , kosto gjithnje bie mbi bleresin .Nderkohe qe qeveria qe ka edhe gurin edhe aren ben sikur nuk kupton . Po ata " investitoret strategjike" qe e marrin truallin falas nga pasurite e shqiptareve , sa e kane perqindjen per te pastrehet ? Apo ata ndertojne resorte dhe nuk kane taksa !? . Prandaj o popull mos blini me apartamente po blini vila te Zamiri te Dulaku te .... .Ja dhe standarti si rritet . A po, qeveria e di shume mire se kush nderton , se ku i gjejne leket dhe si marifetcinj qe jane e harrojne kete pjese , por fap taksen , ata nuk bezajne , keta mbushin buxhetin , per njerzit e thjeshte mendon zoti.

    Përgjigju
  • Iris: 01/06/2023 03:04

    Sa mire ua kane bere! Eshte e vertete qe kostoja do t'i kaloje bleresit per keto /apt/ qe i kalojne shtetit si /sociale/,por qe te ndodhe kjo, duhet qe me pare pallatet te shiten,qe dhe keshtu po hasin veshtiresi,eshte bere Tirana si NY e San Francisco per nga cmimet e apartamenteve.Dhe tani kjo do te rrise cmimet dhe me shume,por do te ule shitjet, do te pakesoje dhe kerkesat per ndertime.Do na mbeten keq ndertuesit e betonit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?