Ndërtesa nga kompania kineze

Bota

Ndërtuan pallatin 10-katësh për 28 orë dhe 45 minuta, kompania kineze përfundon ndërtesën në kohë rekord

20 Qershor 2021, 16:59| Përditesimi: 20 Qershor 2021, 17:01

  • Share

Një tjetër rekord është thyer në Kinë, pasi një kompani arriti të ndërtonte një pallat 10-katësh për 28 orë dhe 45 minuta.

Videoja e përshpejtuar në të cilën paraqitet hap pas hapi ndërtimi i këtij pallati  cili u realizua në kohë rekord po mahnit shikuesit.

Por a e dini si është e mundur që një pallat të ndërtohet në një kohë kaq të shkurtër? Përmes teknologjisë së sistemeve të ndërtimeve të para-fabrikuara të cilat montohet dhe krijojnë një ndërtesë të vetme.

Broad Group, kompania e cila realizoi këtë ndërtesë, me herët në vitin 2015 ndërtoi në kohë reale një kullë 57-katshe, të cilën e përfunduan brenda 19 ditësh.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/06/2021 03:23

    Te shohim si do t'i qendroje termeteve.

    Përgjigju
    • Asdfg: 21/06/2021 16:48

      Nuk e meritojm hapjen e negociatave ne shqiptaret se te gjith institucionet jan hajduta zagar dhe maskarenj korrupsion i madh ka pllakosur shqiperin nga te katera anet ..

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?