Ndërtesat pa leje të ndërtuara në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës

Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës, arrestohen 2 persona (Emrat)

25 Prill 2022, 11:34| Përditesimi: 25 Prill 2022, 13:26

  • Share

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tropojë pasi ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës.

Në pranga ka rënë Prek Jubani,  64 vjeç, banues në fshatin Rrogam pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur "Rrëzë Brijës", i cili është zonë e mbrojtur.

Edhe Sali Selimaj , 75 vjeç, banues në fshatin Valbonë është arrestuar pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur "Bujtina Jezerca", në fshatin Valbonë, i cili është zonë e mbrojtur.

Të dy akuzohen për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm".

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?