Kronikë

Ndërtuan pa leje në zonën bregdetare të Gjirit të Lalëzit, arrestohen 2 pronarët! Procedohen edhe 2 punëtorët

10 Korrik 2021, 11:29| Përditesimi: 10 Korrik 2021, 14:58

  • Share

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Durrës, pasi u kapën duke ndërtuar dy objekte pa leje në vijën bregdetare te Gjiri i Lalëzit.

Mësohet se në pranga kanë rënë R.M 29 vjeç, banues në Shijak dhe M.Beja 57 vjeç, banues në Shkafanë, pronarë të objekteve që po ndërtoheshin. Po ashtu janë proceduar edhe dy punëtorët, B.D dhe U.D, të akuzuar për veprën penale "dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?