Foto ilustruese

Kronikë

Ndërtuan pa leje në Tepelenë, Tropojë dhe në Durrës, 9 qytetarë nën hetim penal

16 Qershor 2021, 09:13| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 10:32

  • Share

8 qytetarë janë proceduar penalisht në Tepelenë dhe në Tropojë për veprën penale 'Ndërtim i paligjshëm'.

Gjatë kontrollit të territorit në fshatrat Gusmar dhe Majkosh, policia e Tepelenës ka konstatuar ndërtimin e dy objekteve pa leje.

'Policia ka proceduar penalisht për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm", shtetasit:  F. B., 58 vjeçe, banuese në fshatin Gusmar dhe I. B., 50 vjeç, banues në Tepelenë, pronarë të objekteve ku po kryheshin punimet;  E. B., 30 vjeç, banues në Përmet dhe P. J., 33 vjeç,  banues në Memaliaj (punëtorë).'- njofton policia.

Ndërkohë që edhe në Tropojë janë proceduar në gjendje të lirë, 4 shtetas për veprat penale "Ndërtimi i paligjshëm" dhe " Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve".

'Janë proceduar penalisht U. H., banues në fshatin Gri dhe R.B., banues në fshatin Markaj, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm", pasi në fshati Gri dhe Markaj, këta dy shtetas janë konstatuar duke vijuar ndërtimin e një banesë, pa leje të organeve përkatëse.

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: P. K., banues në Tiranë, dhe F. Rr, banues në fshatin Begaj, për veprën penale "Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve", pasi ishin përgjegjës për kryerjen e punimeve në fshatin Gri dhe Markaj.'- njofton policia.

Edhe në Durrës është vënë nën hetim një 51 vjeçar pasi në Bisht Kamzë, Durrës, kishte ndërtuar një ndërtesë prej druri pa lejen e organeve kompetente dhe kishte vendosur disa shezlongë dhe çadra në bregdet

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasin L. B., 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm", pasi në Bisht Kamzë, Durrës, kishte ndërtuar një ndërtesë prej druri pa lejen e organeve kompetente dhe kishte vendosur disa shezlongë dhe çadra në bregdet", thotë policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?