Ndërtuan pa leje në katër vila në Liqenin e Farkës, nën hetim tre persona

26 Shtator 2023, 20:33| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 20:55

  • Share

TIRANË- Tre persona janë vënë në hetim në gjendje të lirë në Tiranë, pasi policia ka konstatuar ndërtime pa leje në katër vilat e tyre në Liqenin e Farkës. Ata akuzohen për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm”

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr. 1,  në bashkëpunim me IKMT, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë vijuar kontrollet në terren për evidentimin dhe goditjen e kësaj paligjshmërie.

Si rezultat i kontrolleve, në një kompleks vilash në Farkë, janë konstatuar punime pa leje (rikonstruksione), në katër vila, dhe në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. I., banues në Vorë, A. V., dhe E. T.,  të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polic #: 26/09/2023 21:36

    Në Liqenin e Shkodrës, që nga Mali i Taraboshit e deri tek Syri i Sheganit janë bërë si koloni ndërtimet pa leje. U frynë në lek IKMT dhe shefat e policisë me nga 9-10 mijë euro vila...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?