Kronikë

Ndërtuan pa leje në Jalë dhe në Dhërmi, nën hetim në gjendje të lirë 3 pronarë! Operacioni 'pastrimin' e bregdetit vijon në ditën e dytë

8 Qershor 2021, 12:08| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 16:23

  • Share

VLORË- 3 pronarë biznesesh janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi ka ndërtuar pa leje në zonën e bregdetit. Bëhet fjalë për objekte me strukturë druri kryesisht të ndërtuara në bregdetin e Jalës si edhe të Dhërmiut.  

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë proceduar penalisht shtetasit: E. H., pasi është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike në Jalë, duke vendosur një strukturë prej druri, pa lejen e organeve përkatëse; TH. D., pasi është konstatuar se ishte duke ndërtuar në një objekt ekzistues në Dhërmi, pa lejen e organeve përkatëse; M. M., pasi është konstatuar se ishte duke ndërtuar një strukturë prej hekuri në Dhërmi, pa lejen e organeve përkatëse”, njofton Policia.  

 

Pastrimi i bregdetit nga objekte pa leje është shndërruar në prioritet të qeverisë socialiste në mandatin e saj të tretë. Operacioni për shembjen e tyre ka nisur nga veriu në Jug, me Velipojën dhe Ksamilin për të vijuar në drejtimet respektive. Sot ky operacion është në ditën e saj të dytë. Në Velipojë dje janë shembur 3 objekte nga 15 të parashikuara në total, teksa në Ksamil 30, ndërkohë që nuk ka pasur rezistencë nga ana e banorëve.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?