Foto ilustruese

Kronikë

Ndërtuan kate shtesë pa leje, shpallen në kërkim 2 pronarë në Dhërmi

15 Gusht 2021, 11:38| Përditesimi: 15 Gusht 2021, 11:40

  • Share

Teksa puna për evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje po vijon, policia e Himarës ka “goditur” 2 raste të reja në Dhërmi.

Si rezultat i kontrollit, policia konstatoi se Spiro Pando dhe Kristaq Beli, pronarë të dy objekteve të ndryshme kishin ndërtuar kate shtesë mbi ndërtesat e tyre pa leje dhe si pasojë janë shpallur në kërkim.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?