Mariel Murati

Ndërtoi pa leje një hotel 7-katësh dhe e legalizoi, vetëdorëzohet ish-Drejtori i ALUZINI-t në Sarandë

27 Mars, 16:42| Përditesimi: 27 Mars, 19:23

  • Share

Mariel Murati ish-Drejtori i ALUZINI-t, është vetëdorëzuar në polici pasi ishte shpallur në kërkim që prej 13 marsit për shkak se ndërtoi pa leje një hotel 7-katësh në Sarandë.

Bëhet fjalë për Hoteli “Yacht” në lagjen nr. 4 të Sarandës që u ndërtua pa leje dhe më pas u legalizua e hipotekua në shkelje të ligjit. 

Është pikërisht ky hotel që çoi pas hekurave zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Legalizimeve, Kadastrës. Pas një hetimi disa mujor Prokuroria e Sarandës firmosi 11 urdhër-arreste, për zyrtarë dhe ish-zyrtarë vendorë, nga të cilat u ekzkekutuan 8, ku pas masës së sigurisë 6 u liruan dhe 2 janë në arrest shtëpie.

Në kërkim mbeten dy ish-drejtorët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë Kozeta Statha dhe Andri Dhima.

Mes të kërkuarve ishte edhe Murati, pronar i hotelit e njëkohësisht ish-Drejtor i Legalizimeve në Sarandë, i cili është vetëdorëzuar sot. 

Mariel Murati në vitin 2020 kishte marrë leje për rikonstruksionin e një objekti ekzistues, por e shembi duke ndërtuar pa leje një hotel me 7 kate. Ish-drejtori legalizoi hotelin dhe vuri në punë në vitin 2022. Në atë kohë Murati drejtonte Fondin e Sigurimit Shëndetësor. Ky hotel ka qenë dy herë objekt i vendosjes së eksplozivit, ngjarje ende të pazbardhura.

 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erjoni: 28/03/2024 08:31

    Eshte dorezuar pasi eshte gjetur gjuha per ta liruar keto dite, Albanistan hesapi me njerez injorante me hotele nga rilindja

    Përgjigju
  • Niku: 27/03/2024 20:35

    Obobo, Marjeli i Shpreses pa shkolle dhe drejtor i Sigurimeve, drejtori i ALUIZNI-t, shef kabineti ne Bashki.

    Përgjigju
    • Andi: 16/04/2024 00:16

      ????????‍♀️

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?