Ndërtoi pa leje në një tokë që s’e kishte te veten, arrestohet 44-vjeçari në Kukës

28 Korrik 2022, 09:35| Përditesimi: 28 Korrik 2022, 09:39

  • Share

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në një sipërfaqe toke të cilën nuk e kishte në pronësi.

Policia e Kukësit arrestoi në flagrancë, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm", shtetasin: L. N., 44 vjeç, banues në Kukës.

44-vjeçari, sipas policisë, ka ndërtuar pa leje një objekt për biznes, në një sipërfaqe toke, për të cilën nuk kishte dokumente pronësie, në Lagjen e Re, Kukës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?