Pamje nga objekti i ndërtuar pa leje në lagjen “Uji i Ftohtë”

Ndërtoi pa leje në bregdet, vihet në pranga pronari 49-vjeçar në Vlorë

25 Prill 2023, 13:27| Përditesimi: 25 Prill 2023, 13:35

  • Share

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në një sipërfaqe toke në bregdet, në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Një kontroll u bë nga uniformat blu pasi u njoftuan se në zonën bregdetare në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, po ndërtohej një objekt pa autorizimin e autoriteteve.E për pasojë gjatë kontrollit të ushtruar u arrestua A. D., 49 vjeç,  pronari i objektit që po ndërtohej pa leje.

Materialet procedurale për këtë çështje iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?