Ndërtimi i varrezave, banorët kundër bashkisë Lushnjë: Terreni është argjilor, toka e papërshtatshme! Peticion me 100 firma për Avokatin e Popullit e prefektin

16 Mars 2023, 17:46| Përditesimi: 16 Mars 2023, 17:49

  • Share

Bashkia e Lushnjës ende vijon të jetë në konflikt me banorët, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e varrezave publike në fshatin Allprenaj, pasi hapësira në varrezën aktuale të qytetit është ezauruar.

Me vendim të këshillit bashkiak të vitit 2007 është vendosur që të ndërtohet në fshatin Allprenaj , në Rajonin nr.1 pranë Fabrikës së re të tullave.

Banorët rendisin arsyet se pse varrezat nuk mund të bëhen në këtë zonë.

“Ky terren është argjilor. Nëse gërmon më thellë këtu del argjilë.”- tha një banor

Ujrat e shiut nuk duhet të drejtohen drejt zonave të banuara. Në këtë rast ujërat e shiut shkojnë drejt zonave të banuara dhe I drejtohen Lushnjës, që e bëjnë më të rëndë.

Terreni nuk duhet të jetë argjilor sepse në dimër mban shumë ujë dhe nuk mund ta kryesh shërbimin funeral në një ambient me ujë. Përveç kësaj ujërat e kufomave se bëhet fjalë për 1200 të varrosur në vit, do të përzihen me ujërat e shiut dhe kur të vijnë njerëzit të kryejnë shërbesat funerale këtu do ta marrin njerëzit këtë ujin e ndotur dhe do ta çojnë në shtëpitë e fëmijët e tyre, Ndërsa në verë toka çahet.”

Kundërshtimi i banorëve ka shkuar dhe më tej! Mbi 100 familjare kanë firmosur një peticion drejtuar  Avokatit të Popullit, Prefektit të Qarkut dhe Kryebashkiakes.

‘I lutemi institucioneve të bëjnë punën e tyre dhe të konsultohen me një specialist.’- u shpreh një nga banorët.

Report Tv u interesua pranë bashkisë së Lushnjës, por askush nuk pranoi të prononcohej. Përfaqësuesit e banorëve deklaruan se do të dalin në protesta nëse nuk anulohet vendimi.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?