Ndërtimi i ‘Urës së Re’, devijohet trafiku i mjeteve që udhëtojnë nga Kosova drejt Tiranës! Punimet pritet të zgjasin rreth 2 javë

24 Shkurt, 16:00| Përditesimi: 24 Shkurt, 16:07

  • Share

KUKËS- Prej mesditës së sotme trafiku i mjeteve që udhetojnë nga Kosova drejt Tiranës por edhe anasjelltas në segmentin Kukes-Morinë rrugës së kombit është devijuar pranë rrethrrotullimit të Gostilit për në unazën e qytetit të Kukësit e për t’u lidhur me urën ekzistuese mbi ‘Drinin e Zi’.

Devijimi i trafikut u bë për shkak të sigurisë gjatë punimeve që po kryhen për zhvendosjen e urës së re mbi bazamentet përfundimtare, proces që sipas kompanisë koncesionare do të marrë rreth dy javë kohë.

Policia rrugore në bashkëpunim me policinë bashkiake por menaxhojnë trafikun ndërsa punonjësit e kompanisë koncesionare vendosën sinjalistikën e nevojshme dhe blloqe betoni për të ndaluar qarkullimin nga rreth rrotullimi i Gostilit deri tek ura mbi Drin.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?