Ndërtimi i kampit të emigrantëve në Gjadër, pas murit rrethues, nisin punimet për rregullimin e rrugës (Foto)

30 Mars, 20:00| Përditesimi: 30 Mars, 20:28

  • Share

Ka nisur këtë të premte faza e parë e punimeve për ndërtimin e kampit në Gjadër të Lezhës që ngrihet në kuadër të pas marrëveshjes së Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

Punimet kanë vijuar edhe këtë të shtunë me shtrimin e rrugës në Gjadër që të çon drejt kampit.

Krahas rrugës është duke u punuar edhe për ngritjen e murit rrethues 7 metra i lartë, kjo për të penguar daljen e mundshme të emigrantëve nëse do të ketë tentativa të tilla e më pas godinat.

Qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër të Lezhës duhet të jenë gati më 20 maj, kohë kur pritet që të mbërrijnë edhe emigrantët e parë të kapur në det nga autoritetet italiane.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?